Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Prizren ku ka takuar strukturat e Nismës në këtë qytet.
Limaj ka thënë se kjo degë do t’i kontribuoj për t’i sjellë një rezultat të madh këtij koalicioni në zgjedhjet e 6 tetorit.
Kreu i Nismës është shprehur i bindur se koalicioni të cilin ai e udhëheq në çfarëdo kombinimi do të jetë përcaktues për formimin e qeverisë së ardhshme.
“Ky koalicion është më i qëndrueshëm, koalicioni fitues i cili do t’i adresojë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Limaj.
Po sot, Limaj i ka uruar mirëseardhje në radhët e Nismës , Afrim Tejecit, kryetar i Odës së Ndërmarrësve të Zejtarëve të Prizrenit. Për një kohë ka qenë edhe kryetar i Shoqatës Zejtare Afariste të Prizrenit.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...