Mickoski: Kemi probleme në të gjitha sferat, posaçërisht në ekonomi

17:37 | 31 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, bashkërisht me sekretarin e Përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev dhe nënkryetarin Vlado Misajllovski sot kishte takim me kryetarët e partive të ‘Koalicionit për Maqedoni më të mirë’.

Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, në takim u shqyrtuan situata momentale politike dhe shoqërore në vend, rritja e krimit dhe korrupsionit, si dhe humbja e shpresës e qytetarëve nga shteti i së drejtësi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ndodhitë e fundit në rastin ‘Haraçi’ dhe marrja e parave nga biznesmenët, u vlerësuan si shkatërruese për sistemin ligjor. Një operacion i tillë kriminal që ka zgjatur me muaj nuk mund të dihet pa dijeninë e përfaqësuesve të lartë të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e partisë.

Sipas tyre, mos veprimi i Prokurorisë Publike dhe institucioneve tjera rrezikon të ardhmen evropiane.

Mickoski, siç cekin nga partia e tij, theksoi se Maqedonia po ballafaqohet me stagnim të plotë në të gjitha fushat. Posaçërisht në fushën e ekonomisë. Qytetarët janë më të varfër. Bujqit të nënçmuar, mjekët e pakënaqur dhe punëtorë të pamotivuar.

Në takim është dhënë përfundim se duhet zgjedhje të parakohshme kuvendare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme