Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, po e akuzon kreun aktual të Serbisë, Aleksander Vuçiqin, për keq menaxhim të procesit të normalizimit të raporteve me Kosovën.
Tadiq thotë se në momentin kur e ka lënë karrigen e presidentit , ka lënë edhe rrethana më të mira për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi. Sipas tij, Vuçiq ka bërë shumë gabime duke e vënë kështu në rrezik interesin serb, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.
Kreu i socialdemokratëve thotë se edhe përkundër fakti që Vuçiq po e mohon, finalja e dialogut mund të jetë ajo që njëra palë të humbas gjithçka dhe tjetra të fitojë të gjitha.
“Unë mendoj që pakoja e masave që kishim sjellë ishte një bazë e mirë për bisedime në të ardhmen, por gjithçka ishte anuluar dhe ne kaluam në një proces të rrezikshëm që ku po humbim interesat tona elementare në Kosovë, që është pikërisht ajo që Vuçiq po e mohon, se njëra palë do të marrë gjithçka dhe tjetra do të humbas të gjitha”, ka thënë Tadiq.
Ish-presidenti serb thotë se gjatë udhëheqjes së tij ishin përcaktuar linja të kuqe për dialog teknik dhe jo dialog për statusin.
Tadiq thotë se për këtë gjë kanë biseduar edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Në fund ai thotë se ka ende hapësirë për të ruajtur dinjitetin serb dhe për të mbrojtur interesat serbe në Kosovë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...