Google ADS

Edi Reja zbulon listën e të ftuarave për dy ndeshjet e Shqipërisë në shtator

12:23 | 31 Gusht 2019
Arbresh Info

Edi Reja ka zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet në shtator.

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit të ardhshëm në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.

Armando Sadiku dhe Eros Grezda janë disa nga emrat që mungojnë në listën e Edi Rejas ndërkohë që te kuqezinjtë shënojnë rikthimin Klaus Gjasula, Binaku e Kumbulla.

Lista e plotë e të grumbulluarave:

  • Portierë: Strakosha, Berisha dhe Hoxha
  • Mbrojtës: Hysaj, Dermaku, Mihaj, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Veseli, Mavraj
  • Mesfushorë: Ramadani, Lenjani, Xhaka, Bare, Abrashi, Memushaj, Gjasulën, Qose
  • Sulmuesë: Uzuni, Balaj, Cikalleshi, Roshi, Manaj.

Shqipëria luan sfidën e parë ndaj Islandës para ndeshjes tjetër kundër kampionit të botës – Francës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme