PSG shtron kërkesë të re te Barcelona

12:06 | 31 Gusht 2019
Arbresh Info

Ylli i PSG-së, Neymar është duke u kërkuar nga Barcelona para mbylljes së merkatos së transferimeve.

PSG raportohet të ketë kërkuar nga Barcelona nënshkrimin me Neymar vetëm duke shfrytëzuar të holla pa përfshirë asnjë lojtarë në këtë operacion, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi brazilian është në radarin e ish klubit të tij, vetëm dy vite pas largimit tronditës për transferim në Parc des Princes.

Neymar dëshiron të rikthehet te Barcelona dhe beson se ribashkimi me yjet si Lionel Messi dhe Luis Suarez është në interes të tij.

Barcelona ka tentuar ri-nënshkrimin me yllin e PSG-së duke ofruar lojtarë si Ivan Rakitic, Ousmane Dembele dhe Jean Clair Todibo në rikthim.

Por gazeta katalunase SPORT thotë se PSG ka kërkuar nga Barcelona të paguaj vetëm në para të gatshme për yllin e tyre.

Sidoqoftë, ky mund të jetë një problem i madh për kampionin e La Ligas për shkak të shpenzimeve tashmë madhështore në yjet si Antoine Griezmann dhe Frenkie de Jong./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme