Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në profilin e tij në Facebook sot në lidhje me zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai është shprehur se gara e vërtetë fillon sot se kush do të ketë përkrahjen më të madhe të qytetarëve në zgjedhje.
Mustafa tha se LDK ka kërkuar qysh në Kuvendin e partisë që të shkojnë të vetëm në zgjedhje, duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve.
“E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re!”, ka shkruar Mustafa.
Ky është postimi i plotë:
Mirëmëngjesi qytetarë të nderuar,
Nga sot fillon gara e vërtetë. Kush nga partitë, LDK, VV, PDK dhe kush nga koalicionet, Nisma-AKR- PD apo AAK-PSD, sikurse edhe koalicionet e komuniteteve joshumicë do të kenë përkrahje më të madhe qytetare.
Nga Kuvendi i LDK-së, më 3 gusht, u kamë bërë ftesë publike partive më të mëdha që të matemi veç e veç në zgjedhje.
Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore.
Bashkërenditja e opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashk, na kanë ofruar për shumë interese të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok.
LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA.
Koalicioni ynë i parë është me qytetarin!
E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re! IM. /
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...