Stavileci: PDK do të vendos standard të ri etik, do ta mbajmë rininë në Kosovë

09:40 | 31 Gusht 2019
Arbresh.info

Kosova do të ketë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme më 6 tetor.

E në lidhje me zgjedhjet e 6 tetorit është deklaruar edhe ish-ministri i Bujqësisë dhe zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci.

Stavileci është shprehur se e vetmja mënyrë për ta ndërtuar të ardhmen e Kosovës është vendosja e një standardi të ri etik.

Më tutje, ai tha se PDK do të ndërtojë ekonomi të fuqishme që e mban rininë në Kosovë.

“E vetmja mënyrë për ta ndërtuar të ardhmen për Kosovën është vendosja e një standardi të ri etik, duke e luftuar korrupsionin dhe nepotizmin. Kështu, ne do ta ndërtojmë një ekonomi të fuqishme, do ta mbajmë rininë këtu dhe do t’u krijojmë atyre shanse të barabarta. Ky është misioni i Kadri Veselit dhe PDK-së”, ka shkruar Stavileci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme