Google ADS

1.9 milion njerëz India i lë pa shtet

08:23 | 31 Gusht 2019
Arbresh.info

India ka publikuar versionin final të listës ku me efekt të menjëhershëm zhvesh nga nënshtetësia rreth 1.9 milion njerëz në shtetin veri-lindor të Assam.

Regjistri Kombëtar i Qytetarëve (NRC) është një listë e njerëzve që mund të dëshmojnë se erdhën në shtet deri më 24 Mars 1971, një ditë përpara se Bangladeshi fqinj të shpallte pavarësinë nga Pakistani, transmeton portali arbresh.info.

Personat e lënë jashtë listës do të kenë 120 ditë për të apeluar përjashtimin e tyre. Është e paqartë se çfarë ndodh më pas.

India thotë se procesi është i nevojshëm për të identifikuar migrantët e paligjshëm nga Bangladeshi.

Tashmë ajo ka arrestuar mijëra njerëz të dyshuar si të huaj në kampe të përkohshme të cilat gjenden në burgjet e shtetit, por dëbimi aktualisht nuk është një mundësi për vendin.

Procesi gjithashtu ka ngjallur kritika ndaj “gjuetive të shtrigave” kundër pakicave etnike të Assam.

Një version i listës së publikuar vitin e kaluar kishte përjashtuar katër milionë njerëz./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme