Google ADS

Me dy shtator mblidhet Kuvendi i Shqipërisë

07:33 | 31 Gusht 2019
A. B.

Ndërkohë që Kuvendi i Kosovës ka rreth 10 ditë që është shpërndarë, në Shqipëri Kuvendi i atjeshëm pritet që të rinisë punimet më 2 shtator.

Vendimi është marrë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka kërkuar që të hënën e parë të shtatorit, në orën 18.00, të fillojë seanca e parë plenare.

“Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës, në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Ruvendit dhe në Urdhrin nr. 26, datë 29.8.2019 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, të hënën e parë të shtatorit, më datë 2.9.2019, në orën 18.00 do të fillojnë në seancë plenare punimet e Kuvendit në sesionin e V-të. Rendi i ditës së seancës plenare është i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme