Pozicioni i gjumit mund të tregojë nëse partneri/partnerja ju tradhton. Sipas një studimi të ri me 2 mijë të anketuar, partnerët jo besnikë kanë disa sekrete që zbulohen vetëm nga mënyra se si flenë.
1-Është një prej pozicioneve më të zakonshme të gjumit. Rreth 34% e çifteve flenë në këtë pozicion, i njohur si “Ndarja”, ku partnerët i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit dhe lënë një hapësirë në mes. Kjo tregon se çiftet kanë një lidhje të sigurtë, të cilën nuk kanë përse ta tregojnë në pozicionin e gjumit, por nuk e hedh poshtë mundësinë se njëri prej partnerëve nuk është besnik.
2-Ky pozicion është i njohur si “Puthje me kurriz”. Rreth 22% e çifteve flenë në këtë pozicion dhe konsiderohet më intim dhe më i sigurtë se “Ndarja” pasi prekin kurrizin dhe ndonjëherë mbajnë kontakte përmes këmbëve. Kjo mban pasionin gjallë dhe zhduk mendimet për tradhti.
3- Pozicioni i tretë quhet “Luga”. Zakonisht, ata që flenë kështu janë çifte të reja, por nuk konsiderohet si një mënyrë ideale për të bërë gjumë të mirë. Ndodh që partnerët i zë gjumi në këtë mënyrë pasi bëjnë dashuri. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, por nëse marrëdhënia është e sigurt, nuk keni nevojë të provoni intimitetin tuaj duke adoptuar pozicione gjumi të cilat janë të pakëndshme.
Këto cifte nuk e kanë krijuar akoma besimin tek njëri-tjetri dhe mendojnë se duke shfaqur intimitetin në krevat tregon shenjë dashurie.
4-Pozicioni i katërt, i njohur si “Space Hog”. Vetëm 14% e çifteve flejnë në këtë mënyrë kur njëri partner, zakonisht mashkulli, zë pjesën më të madhe të krevatit. Kjo ndodh kryesisht me çiftet që kanë shumë kohë bashkë, por njëri prej partnerëve nuk e pëlqen aspak.
5- Pozicioni i pesë është “Nuzzle”, të cilën e përdorin kryesisht çiftet e reja (rreth 8%). Çifti është i afërt pasi femrën e zë gjumi në gjoksin e tij. Kjo nuk do të thotë se njëri prej partnerëve nuk tradhton, por ka nevojë gjithmonë për afërsi.
6- Pozicioni i gjashtë është “Tangled”, ku të dy trupat janë gërshetuar plotësisht. Kjo është e popullarizuar tek të dashuruarit e rinj, por përdoret vetëm nga 6% e çifteve në marrëdhënie afatgjata pasi shkakton vështirësi në gjumë. Mundësia për tradhti këtu është e vogël.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...