Depresioni sezonal, nuk ka të bëjë vetëm me stinën e dimrit.
Edhe depresioni veror, është gjithashtu një problem serioz. Ja cilat janë shenjat, se jeni prekur nga ky lloj depresioni:
1.Pagjumësia
Vera ka ditë më të gjata dhe netë më të shkurtra. Kjo mund të prishë ciklin tuaj të vendosur gjatë muajve të dimrit. Ndryshimi i regjimit të gjumit, ka gjasa të shkaktojë depresion, madje edhe tek fëmijët. Pa sasinë e duhur të gjumit, trupi juaj çliron më shumë kortizol, një hormon i stresit, ndaj ndjeshmëria juaj në shumë fusha mund të rritet.
Çfarë mund të bëni: Përpiquni të ruani oraret e njëjta të gjumit me ato në dimër. Ose bëni një zhvendosje graduale nga zakonet e pushimit, duke përdorur perde të errëta për të bllokuar rrezet e diellit, ose kufje në vesh për të bllokuar zhurmat.
2.Dëshironi të zhdukeni nga qarkullimi për disa ditë
Njerëzit e bëjnë këtë gjatë dimrit, por është shumë më e vështirë gjatë verës. Për shkak se gjatë verës ka aktiviteteve sociale shtesë, dhe shpesh është e vështirë t’u shpjegosh miqve se dëshiron të rrish pak kohë vetëm.
Çfarë duhet bërë: Shkëputuni për disa kohë, mund t’u thoni miqve ku po shkoni, dhe më vonë rrefejuni se si po ndjeheni. Jepini atyre një mënyrë për t’ju kontaktuar, por kërkojuni që t’u telefonojnë ose shkruajnë vetëm në raste urgjente.
3.Jeni konkurrues, dhe të zhytur në stres
Gjatë sezonit të verës, të gjithë përpiqen të tregojnë diçka nga vetja tyre. Kjo mund të jetë fiziku i tyre i ri pas stërvitjeve në palestër gjatë dimrit, apo disa selfi të bukura në ndonjë plazh të veçantë. Ju mund të bëheni ziliqarë nga kjo, dhe të ndjeni se duhet të lëvizni për të bërë diçka të veçantë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...