Edhe pse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga shfaqja për herë të parë e serialit të njohur ‘’Baywatch’’, ajo vazhdon të mbahet mend si rojtarja e plazhit më e njohur e të gjitha kohërave.
Megjithatë gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për 52-vjeçaren, sidomos në fushën e ndjenjave. Pas ndarjes nga lojtari i kombëtares franceze, për shkak të tradhtive të vazhdueshme të këtij të fundit, aktorja ka folur për herë të parë për tmerrin e përjetuar dhe sakrificat e bëra për të ndenjur me një burrë që ishte tepër agresiv, paranojak dhe ushtronte dhunë rregullisht mbi të.
“Ai më ka lënduar shumë, fizikisht dhe mendërisht. Ai ka qenë gjithmonë tmerrësisht xheloz, paranojak dhe mosbesues. Më ka ndaluar të ruajë shoqëri me të gjithë shokët si dhe njerëzit që punonin me mua. Më izoloi në mënyrë të atillë sa s’flisja më me askënd. Më akuzoi se kisha fjetur me të tjerë. Më tha se s’mund të pija pa praninë e tij. Ishte si një burg. Ishte si asgjë që kisha provuar më parë.”- shkruan aktorja në Instagram.
Ajo ka rrëfyer detajet e tmerrshme të dhunës nga ish-i i saj, ku në një moment nga dhuna e tepërt e ushtruar i ka thyer të dyja duart./vizionplus/
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...