Google ADS

Gashi: Në zgjedhje shkojmë të vetëm

23:53 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kjo parti përfundimisht do të shkojë e vetme në zgjedhje.

Ai ka thënë se mënyra se si Vetëvendosje e bëri publike thirrjen ndaj LDK-së, bëri që të krijohet një sinergji e garës së brendshme e cila do të ishte e dëmshme për koalicionin.

“Besoj se LDK-ja do të shkojë kësaj radhe e vetme, dhe besoj se do të jetë oferta më e mirë për qytetarët e Kosovës. Është afati i 6 shtatorit kur ne mund ta dërgojmë listën tonë finale si LDK. Më shumë se një muaj në baza ditore krerët e partive kanë biseduar dhe janë dakorduar për shumicën e gjërave, por s’kanë arritur të përmbyllin këtë me sukses. Megjithatë ne jemi përgatitë që të shkojmë edhe si të vetëm në zgjedhje”, ka thënë Gashi në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka shtuar se, “ideja kryesore ishte që të kishte një sinergji që të ngritim një ofertë serioze. Mënyra si është prezantuar nga ana e Kurtit nuk ndërton një sinergji të përbashkët por ndërton një garë të brenda që mund të ishte e dëmshme dhe kundërproduktive”.

Gashi megjithatë thotë se ka hapësirë për bashkëpunim dhe ne do të bashkëpunojnë gjatë këtij procesi zgjedhor dhe pas procesit zgjedhor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme