Google ADS

Alexis Sanchez në seancën e parë stërvitore te Interi

23:35 | 30 Gusht 2019
Arbresh Info

Interi ka blerë së fundmi sulmuesin Alexis Sanchez nga Manchester United.

Reprezentuesi kilian zyrtarisht iu bashkua klubit në Serie A dje për një sezon në formë huazimi, transmeton portali arbresh.info.

Interi nuk duket të ketë vendosur ndonjë opsion për blerje, por të dy skuadrat mund të diskutojnë këtë çështje verën e kaluar kur huazimi i Sanchez përfundon.

Kiliani ka marrë pjesë në seancën e parë stërvitore sot (e premte) te Inter dhe dukej qartë se ishte duke shijuar punën nën udhëheqjen e Antonio Contes.

Më poshtë mund t’i shikoni disa pamje nga stërvitjet e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme