Në fillimet e një marrëdhënieje, çiftet nuk ngopen duke kaluar kohë me njëri-tjetrin.
Takime çdo mbrëmje, shëtitje nëpër qytet të kapur për dore, net të tëra të përqafuar në shtrat.
Por me kalimin e kohës, streset e jetës së përditshme dhe njerëzit e tjerë rreth jush, fillojnë ta tronditin këtë harmoni të përsosur.
Sipas një eksperti të astrologjisë, disa shenja të zodiakut janë më të prirur të jenë partnerë xhelozia, kështu që nëse po dilni me një nga shenjat në listën më poshtë, kushtojini vëmendje pasigurisë së tij, transmeton “Living”.
Gaforrja
Gaforret mund të jenë po aq xheloze sa shenjat e tjera të ujit (peshqit dhe akrepi), ata thjesht nuk e shfaqin menjëherë. Si fillim, kërkojnë siguri në një marrëdhënie pasi janë të sensitive, delikate, të dhëna mbas shtëpisë ashtu si gaforret që fshihen nën guaskë.
Nëse partneri juaj është një gaforre, ka nevoja për pak inkurajim që të hapet me ju rreth mënyrës se si ndihet, kështu që sigurohuni t’i jepni hapësirën për ta bërë këtë gjë. Sigurohuni gjithashtu t’u jepni vëmendje dhe përkushtim, përndryshe do të ndihen vulnerabël ndaj jush.
Luani
Sipas astrologes së njohur Drew Alen, Luani është një shenjë shumë besnike në dashuri dhe ka nevojë të dijë që partneri i tij është po aq besnik. Meqenëse vëmendja dhe lëvdatat janë të rëndësishme për luanët, është e lehtë për ta të bëhen xhelozë, madje mund të bëhen ‘mizorë’ nëse partneri i tyre distancohet nga gjestet romantike dhe vëmendja.
Nëse partneri i tyre i bën lëvdata dikujt tjetër, ata ndihen edhe më keq. Sigurohuni që ta rrethoni një luan me dashuri, kështu ai nuk do të ndihet i neglizhuar në një marrëdhënie.
Virgjëresha
Virgjëreshat udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i mendimeve dhe komunikimit. Jo vetëm që janë kritikë ndaj të tjerëve, por janë edhe ndaj vetes së tyre. Kjo analizë konstante mund të çojë në xhelozi dhe posesivitet kur është fjala për lidhjet romantike. Thjesht kur imagjinojnë mungesën e besnikërisë, mund të bëhen paranojake.
Nëse partneri juaj i përket kësaj shenje, kërkojini të mos analizojë çdo gjë që ndodh. Mënyra më e mirë për t’i treguar një Virgjëreshe që e doni është t’i pohoni dashurinë tuaj, të bëni veprime domethënëse dhe të gjeni gjithmonë mënyra të veçanta për t’i servirur dashurinë.
Akrepi
Disa shenja të zjarrit e pëlqejnë pavarësinë në një marrëdhënie romantike, madje dëshirojnë të kenë hapësirë për t’u rritur individualisht. Por akrepët nuk janë një prej tyre.
Ata njihen si shenja më posesive dhe xheloze e zodikut. Akrepi është një shenjë emocionalisht investiguese, e prirur drejt obsesionit. Sjellje të tilla i japin kësaj shenje pasiguri. Për të ndihmuar partnerin tuaj akrep të jetë më i sigurt në një marrëdhënie, tregojini shpesh se sa të përkushtuar jeni pas tij.
Peshqit
Peshqit janë mjeshtrat e arratisjes, ndoshta sepse kanë nevojë për një periudhë pushimi që të absorbojnë emocionet e njerëzve të tjerë rreth tyre. Përderisa peshqit janë kaq të lidhur me emocionet, ata mund të jenë xhelozë në marrëdhënie, sidomos kur perceptojnë një situatë kërcënuese.
Duhet të jeni të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm me ta në mënyrë që t’u jepni siguri. Komunikimi dhe koha cilësore janë gjithashtu thelbësore. Ata kanë një intuitë të mprehtë për të ndier mungesën e ndershmërisë.
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...