Paris Saint Germain ka vazhduar rekordin e 100 për qind ndaj FC Metz duke e mposhtur edhe mbrëmjen e sotme (e premte).
Kampioni i Francës ishte fitues i shtatë takimeve të mëparshme me skuadrën e promovuar këtë sezon në Liga 1 dhe ka arritur t’i mposhtë ata edhe në takimin si mysafirë në kuadër të xhiros së katërt sonte, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Thomas Tuchel shënoi fitore me rezultat 2 me 0 në Stade Saint Symphorien duke u larguar me tri pikë të plota.
Angel Di Maria realizoi golin e epërsisë nga pika e bardhë derisa po zhvillohej minuta e 11′ para se Eric Maxim Choupo Moting të shënonte për 0 me 2 me kokë në sekondat e fundit të pjesës së parë.
Ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta si pasojë e disa mesazheve homofobike të shfaqura nga ana e tifozëve nikoqirë me anë të banerëve në tribuna duke shënuar kështu herën e dytë brenda 48 orëve që një ndeshje në Liga 1 ndërpritet për arsye të njëjta.
Kjo ishte fitorja e tretë këtë edicion e PSG-së që tani sh ka marrë kreun me nëntë pikë, aq sa Stade Rennais./arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...