Google ADS

BE e shqetësuar për një Brexit pa marrëveshje

22:43 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab ka dalë në mbrojtje të vendimit të qeverisë së tij për pezullimin e Parlamentit duke argumentuar se masa nuk ka asnjë lidhje me parandalimin e ligjvënësve të debatojnë për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një takim sot me homologët e tij të BE në Finlandë, Raab tha se “Ideja se kjo është një lloj nëpërkëmbje e kushtetutës është e pakuptimtë. Në fakt kjo është e ligjshme. Është krejtësisht e përshtatshme. Ka precedent për të”.

Ministrat tjerë të Jashtëm të BE-së shprehën shqetësimin se një dalje potencialisht e dëmshme pa marrëveshje dhe shumë e kushtueshme e Britanisë së Madhe nga blloku tani duket më e mundshme.

Shumica nuk pranuan të komentojnë lëvizjen e qeverisë, por ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn tha se pezullimi i Parlamentit “është një mënyrë veprimi në demokraci që nuk përputhet plotësisht me rregullat”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme