Google ADS

Pas Vlorës, të shtëna me armë drejt një banese edhe në Korçë, policia rrethon zonën

22:22 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Pa kaluar një orë nga plagosja e ish-mësuesit të fiskulturës në Vlorë, një tjetër ngjarje ka ndodhur në qytetin e Korçës.

“BalkanWeb” mëson se disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një shtëpie private, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër tre të qytetit, pranë ish-depove të ujit. Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin e autorit/ve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme