Ndërpritet një tjetër ndeshje në Francë për shkak të mesazheve homofobike

22:21 | 30 Gusht 2019
Arbresh Info

Vetëm 48 orë pasi ndeshja Nice – Marseille ishte ndërprerë përkohësisht, zyrtarët janë detyruar për të ndalin një ndeshje edhe mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Takimi i FC Metz si nikoqir ndaj Paris Saint Germain është bërë ndeshja e fundit në Liga 1 që është ndërprerë për shkak të shfaqjes së disa mesazheve homofobike nga tifozët në tribuna me anë të banerëve, transmeton portali arbresh.info.

Kampioni në fuqi i ligës nisi ndeshjen e katërt sezonale 2019/20 këtë mbrëmje pas fillimit të sezonit me dy fitore dhe një disfatë.

Ata shijuan një fillim pozitiv duke realizuar me anë të Angel Di Marias nga pika e bardhë pas vetëm 11 minutave lojë.

Por, momente më vonë ndeshje u ndërprerë për shkak të mesazheve ofenduese të shfaqura nga tifozët e Metz.

“PSG, LFP, më lejoni të këndoj për ju, t’iu them shko q***** vetën tuaj! Unë nuk do të shfaqem në TV sepse fjalët e mija nuk aq homoseksuale”, shkruhej në baner duke thyer kështu rregullat e Ligës 1 në lidhje me homofobinë në stadiume.

Si rezultat i kësaj, gjyqtari Frank Schneider ndërpreu ndeshjet derisa këto mesazhe u larguan nga tribuna./arbresh.info/

Të ngjashme