Vendosja e drejtueseve femra, Shehu: Rama kërkon t’i kthejë “virgjërinë” Rilindjes duke u frymëzuar nga ishulli i Lemnos!

22:11 | 30 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu përmes një statusi në “Facebook” duke marrë parasysh faktin se Rama kërkon të zëvendësojë në Shkodër burrat drejtorë me gra, shprehet se kreu i qeverisë po tenton që ta kthejë Rilindjen në një ishull Lemnos.

Duke shpjeguar mitin grek, Shehu shkruan se fillimisht në ishull gjërat shkonin mirë, por më pas gjithçka u shkatërrua.

Postimi i Tritan Shehut:

Rama kerkon ta ktheje Rilindjen ne ishullin e Lemnos!

Shume interesante, per t‘i kthyer Rilindjes “virgjerine” Kryeministri qenka frymezuar nga Ishulli i Lemnos se mitologjise greke, duke tentuar te marre per vehte rolin e Afrodites.

Nje ishull ky vetem me gra, ku burrat u asgjesuan nga ajo Perendi.

Por dua t’i kujtoj se kjo nuk zgjati shume e burrat u cfaqen perseri aty.

Per bemat e Rilindjes nuk e kane fajin as burrat e as grate, por menyrat e ndertimit, te maredhenieve, funksionimit, objektivave te saj.

Keto duhen ndryshuar, por kjo nuk behet duke imituar Ishullin e Lemnos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme