Treni i pasagjerëve i linjës Elbasan-Kashar, ka përplasur një automjet tip “Opel” mbi shina. Ngjarja ka ndodhur pranë metalurgjikut në Elbasan.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar automjetit, E.C, 32-vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mashinisti, D.D., 62 vjeç dhe ndihmësi i tij, N.L., 58 vjeç, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Informacion paraprak
Në fshatin Bradashesh, Elbasan, treni i pasagjerëve i linjës Kashar –Elbasan, me drejtim lëvizje për në Elbasan, me mashinist shtetasin D.D., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe ndihmës mashinist shtetasin N.L., 58 vjeç, banues në Vorë Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Opel” me targa TR 5828 N, me drejtues shtetasin E. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit , i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mashinist dhe ndihmësi i tij janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...