Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i cili të premten e kaluar braktisi Aleancën Kosova e Re (AKR) për të kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë sot se nuk do të ketë koalicion mes VV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bahtiri ka deklaruar se refuzimi i LDK-së ndaj ofertës së Albin Kurtit “i garanton fitoren liderit të VV-së”.
“Përfundimisht u konfirmua se nuk ka asnjë koalicion mes partive kryesore, gjë që i garanton fitoren madhështore Lëvizjes VETËVENDOSJE”, ka shkruar Bahtiri në rrjetin social Facebook, të premten në mbrëmje.
Bahtiri ka thënë se “Kosova tashmë e ka Kryeministrin në ardhje, që po e mbështesin qytetarët më shumë se gjithësecilin para tij.”
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...