Udhëheqësja e Alternativës Mimoza Kusari Lila, ka konfirmuar se nuk është arritur një marrëveshje mes partisë së saj dhe Vetëvendosjes për një koalicion parazgjedhor.
Sipas saj, arsyeja ka të bëjë me mospranimin e identitetit të Alternativës nga ana e VV’së.
“Nga komunikimet e mia direkte me Kryetarin e VV’së, Albin Kurti, dje jam njoftuar për herë të parë zyrtarisht, se pjesëmarrja jonë në zgjedhje në listë të përbashkët, kushtëzohet me inkuadrimin tonë në listë të VV’së pa shenja dhe emërtim zyrtar të Alternativës si pjesë e koalicionit”, ka shkruar Kusari.
Ajo ka theksuar se oferta për koalicion kanë pasur edhe nga partitë tjera, por, ende nuk ka vendim për koalicion parazgjedhor.
Kusari ka përfunduar duke deklaruar që me rastin e mos mundësisë të arritjes së një marrëveshje me njërën nga partitë e opozitës, Alternativa do të garojnë vetë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Postimi i plotë i Mimoza Kusari-Lilës:
Të dashur miq e përkrahës,
Përderisa po afron afati i fundit për mundësitë e certifikimit të koalicioneve parazgjedhore, më lejoni të ju komunikojë se Alternativa NUK ka arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Arsyeja e këtij rezultati është mospranimi i identitetit të Alternativës nga ana e VV-së.
Nga komunikimet e mia direkte me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dje jam njoftuar për herë të parë zyrtarisht, se pjesëmarrja jonë në zgjedhje në listë të përbashkët, kushtëzohet me inkuadrimin tonë në listë të VV-së pa shenja dhe emërtim zyrtar të Alternativës si pjesë e koalicionit.
Të dashur miq,
Alternativa si parti e re ka kaluar dhe po kalon në sfida të ndryshme, por një ka qenë konsistente dhe mbetet gjithmonë për ne: të qëndruarit besnik vlerave dhe parimeve liberal demokrate.
Njerëz të përkushtuar dhe profesionist rrugëtojnë me ne në këtë identitet i cili nuk mund të humbet me kushtin e pjesëmarrjes në një listë zgjedhore.
Ne jemi parti e vlerave shtetëndërtuese dhe mbesim të përkushtuar të punojmë për shtetin e Kosovës pjesë e familjes Evropiane.
Ne kemi besuar në krijimin e një blloku të përbashkët me synim ndryshimin e situatës aktuale në Kosovë. Asnjëherë dhe askënd nuk e kemi kushtëzuar me pozita në listë, me pozita në qeverisje pas zgjedhjeve dhe as me favore tjera në dëm të interesit të vendit.
Të vetmen kërkesë legjitime dhe bazike e kemi, të jetë e njohur prezenca jonë në procesin zgjedhor dhe në partneritet me partitë tjera si dhe bashkërendimi i pikave programore për qeverisje.
Oferta për koalicion kemi pasur edhe nga partitë tjera, por, ende nuk ka vendim për koalicion parazgjedhor.
Në rastin e fundit dhe në mos mundësi të arritjes së një marrëveshje me njëren nga partitë e opozitës, ne jemi të përkushtuar të garojmë vetë me përkushtim të prezantimit të programit qeverisës progresiv dhe me bazë të qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie.
Ju faleminderit për interesimin dhe besimin në Alternativë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...