Njëri prej figurave kryesore të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca është deklaruar rreth koalicionit me Lidhjen Demorkatike të Kosovës.
Në një deklaratë për media, ai ka thënë se refuzimi i LDK-së tregon se kush ka qenë i sinqertët gjatë gjithë përpjekjes për koalicion parazgjedhor.
“Interes i Kosovës është të eliminohet PAN-i i ardhshëm e kjo vetëm nëse LDK dhe VV bëhen bashkë. Emrin e thotë populli. Kryeministri i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë personi që ka më së shumti vota. Në vitin 2017 ka qenë Albini, e ne jemi të bindur se sërish do të jetë. LDK mban një lloj përgjegjësie për këto orë që kanë mbetur, deri në orën 00:00”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline
Më tej, Konjufca theksoi se ishin tri pika të cilat LDK-ja e Isa Mustafës nuk i pranoi.
“Fllimisht për hir të bashkëpunimit se kemi vendos Albin Kurtin si kryeministër të padiskutueshme, siç ka bë LDK. Së dyti kemi heq dorë prej bartësit të listët. Së treti e kemi vendos që kryeministre do të jetë cili është më i votuari”, ka thënë ai.
Në fund, Konjufca u shpreh se koalicioni mes LDK-së dhe VV-së po të ndodhte do ta kishim një situatë të qartë politike. Askush më nuk do të kishte që të bënte kalkulime. Fitorja do të ishte dërmuese dhe me një përparësi.
“Albini shkoj edhe kundër vullnetit të aktivistëve tanë pasi këta të fundit e kanë parë partinë tonë si subjekt fitues të zgjedhjeve. Përkundër gjitha këtyre, VV doli prej vetvetes dhe ia dha këtë mundësi të fundit LDK-së dhe ajo e refuzoi”, është shprehur ai.
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu
Shqiptarit nga Maqedonia e Veriut i dorëzohen mbi 1 mijë eur...