Dardan Molliqaj nga PSD, ka thënë se mosbashkimi i LDK-së dhe Vetëvendosjes, ka përcaktuar fituesin e zgjedhjeve.
“Kemi dy parti që s’mund të bashkëpunojnë me askëd dhe do të shkojnë në zgjedhje të vetme, të izoluara e të lodhura. Kemi LDK-në, që në dy proceset e fundit zgjedhore ka kandiduar persona aspak të fuqishëm brenda partisë me qëllimin e thjeshtë që të mos ndahet partia”, ka thënë ai përmes Facebook.
“Dhe e kemi koalicionin fitues PSD-AAK që është i vetmi me potencial të realizojë projekte të mëdha për Kosovën dhe njerëzit e vendit tonë. Është koalicion që po i shtohen përditë njerëz të ri; është koalicion që nuk ka probleme të brendshme e kriza të bashkëpunimit me të tjerët; është koalicion që do të fitojë bindshëm”.
“100% për Kosovën! 100% për njerëzit!”
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq