Google ADS

Veseli uron haxhilerët e kthyer: Besimi është zgjidhje për krizën morale që ushqen korrupsionin

20:20 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot njërin nga shumë qytetarët e Kosovës që ishin në pelegrinazh.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka uruar të gjithë haxhilerët shqiptarë të këtij viti, për kthimin e shëndosh e mirë në shtëpi, duke shpresuar që Zoti t’a ketë pranuar sakrificën dhe mundin e tyre në adhurimet e këtij rituali të shenjtë.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Sot vizitova Nezir Bytyçin i cili sapo është kthyer nga pelegrinazhi në vendet e shenjta. Ai më tregoi se sa i përmbushur ndihej tani që ka plotësuar një nga obligimet kryesore të fesë Islame. I uroj atij dhe të gjithë haxhilerëve shqiptarë të këtij viti, për kthimin e shëndosh e mirë në shtëpi dhe shpresoj që Zoti t’a ketë pranuar sakrificën dhe mundin e tyre në adhurimet e këtij rituali të shenjtë. Roli i besimit fetar, në kuadrin e sistemit tonë liberal demokratik është mjaft pozitiv, sepse e mban individin larg veseve dhe e edukon me vlera të rëndësishme për shoqërinë tonë si përgjegjësia vetjake, solidariteti për nevojtarët; përkujdesja për prindërit apo respekti për ligjin. Prandaj e shoh fenë si një nga zgjidhjet më të mira për atë krizë shpirtërore e morale që ushqen korrupsionin dhe dukuritë e tjera negative.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme