Google ADS

Limaj thotë se Nisma ka dëshmuar që është parti që promovon dhe u jep hapësire të rinjve

19:08 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar strukturat drejtuese të partisë të cilën ai e drejton.

Limaj është entuziazmuar nga mobilizimi i të rinjve të këtij subjekti.

Kreu i Nismës ka thënë se rinia janë promotorët e zhvillimit dhe forcimit të partisë.

“NISMA ka dëshmuar se është partia që promovon dhe u jep hapësirën më të madhe të rinjve dhe këtë praktike do ta ndjekim edhe më tutje”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturave drejtuese të rinisë së Nismës Socialdemokrate.

Djem dhe vajza të reja të mobilizuar si asnjëherë më parë për t’i sjellë një rezultat të madh Nismës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Rinia e Nismës është promotore e zhvillimit dhe forcimit të partisë sonë.

NISMA ka dëshmuar se është partia që promovon dhe ua jep hapësirën më të madhe të rinjve dhe këtë praktikë do ta ndjekim edhe më tutje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme