Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar refuzimin e Isa Mustafës për letrën që Albin Kurti ua dërgoi sot.
Konjufca para medieve ka thënë se partia e tij ka bërë gjithçka që është e mundur për arritjen e një koalicioni LVV-LDK dhe se refuzimi i Mustafës e tregon se kush ka qenë i sinqertë.
“Me siguri të madhe që do të ishte koalicioni qeverisës pas zgjedhjeve sepse jemi të bindur që do të shkaktonte një fitore dërrmuese në të gjitha anët e Kosovës”, ka thënë Konjufca para medieve.
Ai ka thënë se mosbashkëpunimi VV-LDK, i ka zhgënjyer qytetarët e Kosovës.
“Sa i ka zhgënjy,qytetarët e Kosovës, aq i ka bind se VV është alternativë e drejtë dhe e sinqertë”, ka deklaruar ai.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...