Xherdan Shaqiri refuzon ftesën e Zvicrës

18:15 | 30 Gusht 2019
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri ka refuzuar ftesën e Zvicrës për ndeshjet e muajit të ardhshëm në mënyrë për të depërtuar në skuadrën e Liverpoolit.

Jurgen Klopp nuk ka shfrytëzuar në linjë startuese anësorin në javët e para të sezonit duke preferuar në vend të tij yjet si Divock Origi dhe Alex Oxlade Chamberlain si zëvendësues të treshes kryesore në front, transmeton portali arbresh.info.

Kombëtarja e Zvicrës ka konfirmuar mungesën e Shaqirit me të prezantuar skuadrën e tyre këtë të premte.

Në të njëjtën kohë, trajneri gjerman ka lavdëruar qëndrimin e lojtarit duke iu thënë gazetarëve:

“Shaqiri është duke u stërvitur mirë, kjo është situata”

“Janë katër javët e para të sezonit, kështu është. Kjo ndoshta është periudha më e vështirë për lojtarët që nuk janë duke luajtur”

“Në stërvitje, Shaqiri nuk ka përse të përmirësohet në ndonjë mënyrë nëse ai mund të vazhdoj me nivelin që posedon për momentin”

“Sigurisht, ai mund të përmirësohet ashtu siç të gjithë mund të përmirësohen, por nuk bëhet fjalë për këtë – ai nuk ka përse të shfaq diçka të veçantë”

“Ne do të kemi nevojë për të, ai e di këtë 100 për qind”

Shaqiri ka startuar në vetëm 11 ndeshje në Premierë Ligë sezonin 2018/19 pas transferimit tronditës për 13.5 milionë funta nga Stoke City edicionin e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme