Mes thashethemeve të shumta për rikthim në Barcelonë, superylli brazilian Neymar është fotografuar me fanellën e re të klubit katalunas për ndeshjet në shtëpi – postim që me shpejtësi është fshirë nga sponsorët e sulmuesit.
Tifozët e Barcelonës janë “çmendur” me të parë në rrjete sociale foton e Neymarit ku shihet se kishte të veshur fanellën e Barcelonës për ndeshjet si nikoqir, transmeton portali arbresh.info.
Fotoja është shpërndarë në Instagram nga sponsori i tij Gaga Milano, e cila është një kompani italiane e orëve.
https://twitter.com/danisenabre/status/1167450226090795020
Neymar ka qenë plotësisht i hapur rreth dëshirës për largim nga Paris Saint Germian këtë verë dhe dukej se Barcelona ishte shumë afër marrëveshjes me gjigantin e Francës para se dy klubet të përballeshin me një kthesë të papritur.
Bazuar në Catalunya Radio, Barcelona refuzoi kërkesën madhështore të PSG-së prej 130 milionë euro plus yjet si Ousmane Dembele, Ivan Rakitic dhe Jean Clair Todibo.
Mundo Deportivo nga ana tjetër ka raportuar se gjithçka është shuar deri në momentin kur PSG të zvogëloj kërkesat e tyre madhështore./arbresh.info/
https://twitter.com/Agente_FCB/status/1167451811940380672
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend