Ish-kandidati për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka ka lavdëruar ofertën e fundit të Albin Kurtit për koalicionin me LDK-në.
“Propozimi i tij për Vjosa Osmanin – bartëse e listës së përbashkët LDK-LVV; dhe mospërmendja fare e emrit të tij – as si i dyti në atë listë; ishte kundër-përgjigjja më e denjë e tij”, ka thënë ai.
Sipas Rekës, fjalia kryesore e Kurtit në atë ofertë ishte “ç’kapja e Republikës”, jo kreu i shtetit, që tejkaloi interesat e ngushta personale, për të mirë të synimit madhor.
Postimi i plotë:
Fair Deal: VV-LDK
Oferta e fundit e Albin Kurtit për LDK-në, tejkalon politikën kosovare. Madje, mbi mentalitetin politik të interesave personale. Propozimi i tij për Vjosa Osmanin – bartëse e listës së përbashkët LDK-LVV; dhe mospërmendja fare e emrit të tij – as si i dyti në atë listë; ishte kundër-përgjigjja më e denjë e tij, ndaj atyre që me vite na helmonin me akuzat për Albinin si: “diktator”, “marksist-leninist” apo “anti-përendimor”.
Fjalia e tij kryesore në atë ofertë ishte “ç’kapja e Republikës”, jo kreu i shtetit, që tejkaloi interesat e ngushta personale, për të mirë të synimit madhor.
Si ish anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së (1994-1997) dhe si i vetmi i dorëhequr nga kjo parti për shkak të përkrahjes / pjesëmarrjes në protestën e studentëve të 1 tetorit 1997; besoj se kam bagazh të mjaftueshëm kredibil për të mbështetur koalicionin: LDK-LVV.
Mos-arritja e këtij koalicioni, do t’i gëzonte, vetëm tregtarët e valixheve dhe të autobusëve njëdrejtimësh për zbrazjen e Kosovës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...