Osmani: E ftojmë Vetëvendosjen për bashkëpunim të sinqertë, jo duke garuar mes vete

17:45 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Lidhja Demokratike është deklaruar pas propozimit të orës së fundit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vjosa Osmani, kandidate nga kjo parti për kryeministre, ka thënë se u bëjnë ofertë për bashkëpunim të sinqertë e në mirëbesim e jo bashkëpunim në garë, raporton arbresh.info.

“Ajo çka është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje e shpie garën në mes nesh, kurse ne jemi në garë me PAN-in. I ftojmë për një bashkëpunim të sinqertë, që ta mendojnë edhe njëherë ofertën tonë, kanë kohë edhe sot deri kur edhe përfundon afati në KQZ”, u shpreh Osmani.

“Shpresojmë që LVV ta rimendojë qasjen e vet dhe ta pranojë ofertën tonë me listë përbashkët me kandidate të LDK-së. Qytetarët duhet ta dinë çfarë po votojnë dhe jo të shkohet me listë pa krye. Çdo qasje tjetër e shndërron garën në garë të brendshme. Nuk duhet të krijohet garë mes aktivistëve tanë. Në një situatë të tillë jemi të gatshëm të tejkalojmë dallimet”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme