Komisioni i Pavarur i Mediave me votim unanim nga të gjithë anëtarët e ka emëruar Luan Latifin, kryeshef ekzekutiv të KPM-së.
Sipas një komunikate të KPM-së, vendimi për emërimin e Latifi për kryeshef ekzekutiv është marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura konkursin publik për pozitën kryeshef ekzekutiv të KPM-së, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP).
Luan Latifi është i lindur më 2 nëntor 1975, në Gjilan. Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik – drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC).
Luan Latifi është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...