Ish-deputeti, Ilir Deda, që në legjislaturën e fundit ka qenë në Grupin Parlamentar të LDK-së, ka thënë se partia e Isa Mustafës duhet të pranojë ofertën e bërë nga Albin Kurti, për të shkuar në zgjedhje me një listë të përbashkët, ku numrin një do ta merrte Vjosa Osmani dhe numri 2 do t’i takonte Lëvizjes Vetëvendosjes.
Sipas Dedës partia e Isa Mustafës duhet të pranojë një ofertë të tillë, e cila shmang pikën ndarëse në mes të dy partive, postin e kryeministrit.
“Propozimi i Albinit për listë të përbashkët zgjedhore LDK-së, duke e mënjanuar pikën ndarëse se kush është kandidat për kryeministër, duhet të pranohet”, ka thënë Deda.
Ai thotë se Kosova gjendet afër një mundësie historike për transformim politik që nuk duhet humbur.
“Kosova është aq afër mundësisë historike të transformimit politik e shoqëror, dhe kjo mundësi në asnjë rrethanë nuk bën të humbet”, përfundon Deda.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit