OSBE: U bëjmë thirrje institucioneve të bëjnë çmos për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

15:38 | 30 Gusht 2019
M. A.

Misioni i OSBE-së në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Pagjeturve kujton fatin e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë viteve të trazirave në vend.

“Në 20 vjetorin e misionit tonë, rikonfirmojmë angazhimin tonë për të punuar për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur nga të gjitha komunitetet”.

“U bëjmë thirrje institucioneve, shoqërisë dhe individëve të bëjnë çmos që të zbardhen rastet e mbi e 1,653 personave që ende nuk janë llogaritur. Familjet e të zhdukurve vazhdojnë të vuajnë dhe po presin zgjidhje. Vuajtja e tyre dhe kostoja njerëzore e konfliktit duhet të jenë një kujtesë e vazhdueshme e vlerës së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut për të gjithë”, shkruan OSBE në faqen zyrtare në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme