Kuka: Tokio sivjet po më çmend, po më duket si ëndërr, tri medalje në Botëror

14:34 | 30 Gusht 2019
A. B.

Trajneri Driton Kuka edhe sot ka arsye të festojë.

Loriana Kuka është bërë xhudistia e tretë që fiton Medaljen e Bronztë në Botërorin ‘Tokio 2019’, duke ju bashkuar Majlinda Kelmendit e Distria Krasniqit.

Kuka i quan një ëndërr, e sidomos medaljen e Lorianës, pasi është axha i saj.

“Tokyo sivjet po më çmend!

Tri medalje në Kampionat Botëror!

Po duket si ëndërr

Çfarë ndjenja po më sjell Lori sivjet

Medalja nga Kampionati Botëror për Kosovën për popullin Shqiptar por …

Familja është ajo e shenjta për mua dhe besoj për çdo Shqiptar

Medalja Botërore edhe në familjen Kuka!

Sa shumë jam krenar sot edhe si trener por edhe si Axha i Lorianes!

Kosova mbi të gjitha ????????

Top of Form“, ka shkruar Kuka në rrjete sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme