Google ADS

Një doktor i inxhinierisë mekanike bëhet pjesë e PDK-së

13:42 | 30 Gusht 2019
Arditë Shkodra

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar Riad Ramadani.

Veseli ka thënë se anëtari më i ri i PDK-së, ka doktoruar në Inxhineri Mekanike dhe që punon si asistent në Universitetin e Prishtinës.

“Riadi, bashkë me gjeneratat e reja, me anëtarët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës, i kanë hyrë politikës për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe çdo dukuri negative në shoqërinë tonë, duke i jetësuar pritjet e qytetarëve dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Telegrafi.

PDK gjatë këtyre ditëve ka pranuar disa anëtarë të ri.

Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen me 6 tetor, ditë e diele./Telegrafi

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/467044977180757/?t=1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme