Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka thënë se Serbia jo vetëm që nuk i ka sjellë fajtorët para drejtësisë, por i ka strehuar dhe glorifikuar.
Ai, ka shkruar në Facebook se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, derisa t’ua kthejmë vajzat e djemtë, burrat e gratë, fëmijët e pleqtë familjeve të Kosovës.
“Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve rikthen dhimbjen për Kosovën, por veçmas për shumë familje kosovare që ende nuk dinë për fatin e më të dashurve të tyre, tash e 20 vjet. Është edhe më e rëndë të mendohet që fajtorët jo vetëm që nuk janë sjellë para drejtësisë, por janë strehuar e glorifikuar nga shteti serb. Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, derisa t’ua kthejmë vajzat e djemtë, burrat e gratë, fëmijët e pleqtë familjeve të Kosovës. Plagët e shkaktuara vështirë se mund të mbyllen, por drejtësia duhet të vendoset një herë e përgjithmonë.”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...