Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë muaj burgim të akuzuarin për vepra që lidhen me terrorizëm, Berat Qamili.
Ai akuzohet se përmes rrjeteve sociale kishte përkrahur organizatën terroriste ISIS dhe kishte bërë thirrje për t’u bashkuar në “luftën e shenjtë për xhihad”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Qamili është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Albina Shabani-Rama, pasi që në seancën fillestare të 27 gushtit ai ka pranuar fajësinë për këtë vepër.
Në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha që i akuzuari Qamili e ka kaluar në arrest shtëpiak, prej 20 nëntorit 2017, e deri më 20 janar 2018.
I akuzuari Qamili është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 50 euro.
Gjykatësja Shabani-Rama tha se me rastin e marrjes së vendimit për dënimin gjykata ka marrë parasysh pranimin e fajësisë, pendimin e të akuzuarit dhe sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale.
Më pas, gjykatësja Shabani-Rama tha se është shqiptuar minimumi i dënimit me arsyetimin se edhe me një dënim të tillë do të arrihet qëllimi i dënimit dhe do të parandalohet i akuzuari si dhe persona të tjerë në kryerjen e veprave penale në të ardhmen.
Ndryshe, i akuzuari Qamili në seancën fillestare të mbajtur më 27 gusht të këtij viti e kishte pranuar fajësinë për këtë vepër penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), aktakuzën ndaj Berat Qamilit e kishte ngritur më 17 janar 2018, për shkak se gjatë vitit 2017, në vazhdimësi përmes rrjetit social “facebook”, me anë të postimeve të xhirimeve audio-vizuele dhe fotografive, kishte bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”.
Sipas aktakuzës, ai kishte përkrahur haptazi veprimet terroriste të organizatës “ISIS”, siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë duke bërë thirrje të gjithë myslimanëve që t’i bashkëngjiten “luftës së shenjtë për xhihad”.
Në aktakuzë thuhet se ai më 28 nëntor 2017, në llogarinë e tij të rrjetit social “facebook”, me emrin Berat Qamili-Qamili, kishte shpërndarë fotografi kërcënuese në të cilën është paraqitur një gomë e një automjeti të lyer me gjak në të cilën janë lënë gjurmët e përgjakshme me fjalët “nisu drejt tyre pa mëshirë”.
Sipas aktakuzës, ai kishte shpërndarë fotografi të ushtarit të “ISIS”-it , si dhe postimin me përmbajtje “qofshin të poshtëruar kushdo që ngritë këto sorra mbi shtëpitë e tyre”, ku është shtiza me flamurin kombëtar, ndërsa me 20 dhjetor 2017, ai ishte arrestuar nga policia.
PSRK, Qamili po e ngarkon me veprën penale “bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake apo parapolicore, në organizimet grupore ose individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...