Gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, në fjalinë hyrëse u shpreh se u ndjehet i lumtur kur sheh uniformën e veshur nga këta doganier dhe gjithmonë do të qëndrojë me të gjithë ata që janë 100% Kosovë.
Haradinaj lavdëroi edhe punën që e bëjnë doganierët e Kosovës, që jo vetëm të sigurohet që Kosova ka të hyrat që i takojnë në bazë të ligjit, përmes qarkullimit të mallrave.
“Punën që e bëjnë doganierët e Kosovës, që jo vetëm të sigurohet që Kosova ka të hyrat që i takojnë në bazë të ligjit, përmes qarkullimit të mallrave. Kosovën duhet ta ruajmë nga të gjitha rreziqet që i kanosen në kufi, dhe ju i bëni një punë të mrekullueshme për të, dhe në të njëjtën kohë jeni partnerë e gjithë afaristëve dhe e gjithë sipërmarrësve të ekonomisë së vendit dhe të qytetarëve të vendit, që mund ti mundësoni në bazë të të drejtave që i kanë dhe i garanton ligji”, u shpreh Haradinaj, në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës.
Ai ndër të tjera u shpreh se Kemi sfida, kemi punë duhet të jemi ambiciozë, duhet të bëjmë më shumë dhe kemi fat sepse institucionet e sigurisë janë mjaftë të besueshëm,
“Kemi sfida, kemi punë duhet të jemi ambiciozë, duhet të bëjmë më shumë dhe kemi fat sepse institucionet e sigurisë janë mjaftë të besueshëm, duke filluar prej Ushtrisë sonë që kanë një besim të lartë, pastaj janë institucionet e rendit dhe ligjit, Policia të cilat kanë mision të ruajnë ligjin. Unë po ashtu do të jem me ata që gjithmonë do të qëndrojë me të gjithë ata që janë 100% Kosovë”, u shpreh Haradinaj.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/2895879830428093/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...