Pak çaste më parë Prokuroria e Shtetit ka publikuar raportin 24 orësh në të cilin njofton opinionin se në 7 shtatë prokurorit e Kosovës gjithsej janë ngritur njëqindekatër (104) aktakuzë kundër njëqindenjëzetekatër (124) personave për vepra të ndryshme penale.
Raporti i plotë i Prokurorisë:
Prishtinë, 30 gusht 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindekatër (104) aktakuzë kundër njëqindenjëzetekatër (124) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetë e shtatë (27) aktakuza kundër tridhjetë e katër (34) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) të pandehur nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuar është ndaluar për 48 orë. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dhjetë (10) aktakuza ndaj dhjetë (10) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të pandehur dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, në Shtime, dyshohet se një person ka kryer vetëvrasje, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimet kërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
Prokuroria Speciale | / | / | / | / | / |
Prishtinë | 27 – 34 | 7 | / | / | / |
Prizren | 15 – 16 | 3 | / | / | / |
Pejë | 10 – 10 | 1 | / | / | / |
Gjilan | 10 – 15 | 3 | / | / | / |
Gjakovë | 4 – 5 | 2 | / | / | / |
Mitrovicë | 19 – 21 | 1 | / | / | / |
Ferizaj | 19 – 23 | / | 2 – 3 | / | / |
Totali | 104 – 124 | 17 | 2 – 3 | / | / |
///////////////////////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda; gjatë periudhës 24 orësh, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe atë: dy (2) persona për veprën penale: ”Vrasje e rëndë ”dhe një (1) rast me dy (2) persona për veprat penale : ”Dhënia e ryshfetit “
Departamenti i Përgjithshëm; gjatë periudhës 24 orësh, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe atë: një (1) person për veprën penale: ”Kanosje ”, një (1) rast me një (1) person për veprat penale :”Dhunë në familje ”dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) person për veprën penale ”Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”
Aktakuzat:
Tri (3) aktakuza për katër (4) persona, për veprën penale “Vjedhje”
Gjashtë (6) aktakuza për tetë (8) persona ,për veprën penal” Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Sulm”
Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale” Shtrëngimi”
Një (1) aktakuzë për tre (3) persona ,për veprën penale “Ngacmimi”
Tri (3) aktakuza për tre (3) persona, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”
Tri (3) aktakuza për tre (3) persona ,për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Dy (2) aktakuzë për tre (3) person ,për veprën penale” Dhunë në Familje”
Një (1) aktakuzë për dy (2) persona ,për veprën penale ”Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”
Dy (2) aktakuza për dy (2) persona, për veprat penale “Keqpërdorim i besimit “
Tri (3) aktakuza për tre (3) persona ,për veprën penale” Rrezikim i trafikut”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të pandehur, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.
Po ashtu, nga ky Departament është ndaluar edhe një (1) i pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Ndalime me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit prokurori i shtetit ka ndaluar një (1) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
Aktakuzat:
Tri (3) aktakuza për veprën penale “Dhunë në familje”
Tri (3) aktakuzë për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”
Dy (2) aktakuzë për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Një (1)aktakuzë për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Grabitje”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në njërin rast dy persona janë ndaluar me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ndërsa, në rastin tjetër një person është ndaluar me dyshimin e veprës penale ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunë në Familje” nga neni 248 par.2 të KPRK-së.”
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pese (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza, kundër një (4) personave për veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” lidhur me veprën penale “Dhunë ne Familje”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje“.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje“;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“;
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandim i mallrave“;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të pandehur. Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer në bashkëkryerje veprat penale “ Vjedhje e rëndë” dhe “ Shantazhi”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Raste tjera me interes për publikun:
Dje, në Shtime, është gjetur trupi i pa jetë i një personi i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...