Google ADS

Gjilan, arrestohet pronari i restorantit ku u helmuan 22 persona

09:44 | 30 Gusht 2019
Arditë Shkodra

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar pronarin e një lokali.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, arsyeja e arrestimit të personit në fjalë ka qenë si pasojë e konsumimit të ushqimit janë helmuar rreth 22 persona.

Të gjithë të helmuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton arbresh.info

Lidhur me rastin me datën 29.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pronar i një lokali, pasi që në lokalin e njëjtë si pasojë e konsumimit të ushqimit janë helmuar ankuesi mashkull K-Shqiptar dhe 21 klientë të tjerë. Të gjithë të helmuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme