Arrestohet personi i cili bashkëjetoi me një të mitur

10:03 | 30 Gusht 2019
A. B.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Vushtrri, pasi ai po bashkëjetonte me një të mitur.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Me datën 29.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër K-Shqiptare e mitur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme