Ditë më parë një medium në Afrikën Qendrore ka zbuluar se si një agjent i Ivica Daciçit, i njohur me nofkën ‘Vlad’, ka blerë nga ministrja e Jashtme e Afrikës Qendrore për 340 mijë dollarë, letrën për çnjohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Një marrëveshje e tillë kishte ndodhur në Francë, në mes të muajit korrik të këtij viti. Më pas Daciç e kishte prezantuar para mediave në Serbi letrën e blerë nga Afrika Qendrore si arritje të diplomacisë serbe.
Megjithatë fushata agresive e Serbisë kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës nuk ka shenja se mund të ndalet edhe përkundër presionit të ShBA’ve dhe thirrjes së fundit të vendeve të Quintit.
Teksa citojnë burime diplomatike, shkruajnë se inteligjenca amerikane është duke u monitoruar nga afër secilën lëvizje të ministrit të Jashtëm të Serbisë.
Një vëzhgim i tillë i Dacicit nga shërbimet e inteligjencës amerikane, thuhet se po bëhet për të zbuluar personat që po lobojnë dhe shtetet eventuale të cilat po e përkrahin Serbinë në luftën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Ata po testojnë gjithçka, sepse çdo informacion sado i vogël , mund të jetë i dobishëm. Ata janë duke hulumtuar kontakte dhe kanë komunikime të shumta për të marrë informacione se kush janë lobistët, çfarë metoda po përdor Serbia dhe nëse dikush po e ndihmon për të bindur vendet e treta” ka thënë ky burim diplomatik për ‘srpski telegraf’, transmeton Express.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç