Përgjegjës për ushqimin që konsumojmë jemi vetëm ne. Ushqimet e duhura na ndihmojnë për të qenë sa më të shëndetshëm.
E megjithatë edhe ata që janë perfektë me përmasat e tyre fizike, e po aq fanatikë në mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm, nuk i kanë shpëtuar tundimit për të ngrënë ushqimet jashtë “listës”. Por ja që shkenca na tregon se janë disa ushqime, ndonjë madje edhe nga ata të ndaluarat, si çokollata, por që në fakt të përmirësojnë gjendjen e humorit.
Ja cilat janë disa prej tyre:
Çokollata
Çokollata e zezë është lidhur me uljen e hormoneve të stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo është vërtetuar nga dy studime amerikane, që kanë treguar se 40 gramë në ditë çokollatë e zezë ul stresin si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.
Spinaqi
Është i pasur me antioksidantë që janë thelbësorë për luftën kundër ankthit dhe stresit. Magnezi dhe zinku i tij janë shumë efikasë në luftën kundër depresionit.
Avokado
Ky frut ka shumë tirozinë, një prekursor që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë, hormonin e kënaqësisë. Avokadot përmbajnë edhe shumë acide folike e vitamina D, që ulin nivelin e homocisteinës te femrat shtatzënë, duke ulur rrjedhimisht edhe ankthin apo depresionin.
Orizi
Karbohidratet janë shumë të mira për prodhimin e serotoninës, një stabilizues që lidhet me nivele të ulta depresioni.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”