Në disa shtete amerikane, gjatë ecjes mund të hasni në gardhe të ngjyrosura me ngjyrë vjollce.
Kjo nuk është dekorim, por ka një kuptim. “Mos u fut pa leje”, ky është kuptimi tij.
Koncepti i gardheve të ngjyrosura më vjollce filloi në Arkansas në 1989 si një lajmërim nga pronarët e pronave për tokat private. Teksasi miratoi një ligj të ngjashëm më 1997.
Ngjyra vjollce u vendos sepse mund ta dallojnë pothuajse të gjithë, transmeton Indeksonline.
Ajo funksionon “ashtu si drita jeshile që do të thotë të vazhdosh, dhe një dritë e kuqe që do të thotë të ndalosh”, sipas Universitetit të Misurit.
Kështu që, herën tjetër kur jeni duke ecur përreth, duke bërë kamp, gjueti, peshkim, sigurohuni që ta shikoni këtë gjë.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...