Google ADS

Enver Hoxhaj tregon se kush do të jetë kryeministri i ri i Kosovës

00:39 | 30 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, lidhur me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre, ka thënë se është vendim i brendshëm partiak.

Hoxhaj thotë se nuk ju intereson për kandidatët tjerë, pasi sipas tij, Kadri Veseli do të jetë kryeministri i ardhshëm.

‘’Vendim i LDK’së, jo i joni. Ne garojmë me profilet tona. Kësaj radhe do t’i fitojmë zgjedhjet, mandatar i ardhëm do të jetë Kadri Veseli. E kush nominhet në parti tjera, është vendim i brendshëm’’, tha ai.

Hoxhaj thotë se ndoshta mund të ndodh koalicioni VV-LDK, sepse kanë frikë nga PDK’ja.

‘’ Medoj që po se kanë frikë nga PDK’ja. Më 6 tetor do të shihet rezultati’’, shtoi ai.

Hoxhaj ka thënë se partia etij garon e vetme në zgjedhje, por që nuk përjashtohen pastaj koalicionet me partitë më të vogla në vend.

‘’PDK garon e vetme, me vizionin dhe platfomrën e saj. Por nuk e përjashtojmë mundësinë për koalicion me ndonjë parti tjetër, të vogël. Edhe në 2014, kemi garuar vetëm dhe i kemi fituar zgjedhjet bindshëm. PDK do të dalë fituese, dhe sigurt do të jemi partia e parë’’,tha Hoxhaj.

Për taksën, Hoxhaj thotë se kjo do të marrë formë kur të krijohet Qeveria e re.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme