Google ADS

Rama anulon vizitën në Kanada

23:45 | 29 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama ka anuluar një vizitë në Toronto të Kanadasë ku do të merrte pjesë në një samit ekonomik.

Me rastin e vizitës në Kanada, kryeministri Rama kishte planifikuar një takim me diasporën shqiptare në ambasadën e vendit tonë atje.

Ky takim ishte paralajmëruar për 6 shtator, siç thuhet në një e-mail siguruar nga “Panorama”, takim i cili është anuluar tashmë.

Takimi me diasporën ishte konfirmuar edhe nga ambasada shqiptare në Kanada. Ende nuk dihet arsyeja e anulimit të fluturimit të kryeministrit Rama drejt shtetit kanadez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme