Google ADS

Lëngu i domates shkrinë kilogramët

23:39 | 29 Gusht 2019
Arbresh.info

Femrat e shëndosha, midis moshës 20 dhe 30 vjeçe, që për dy muaj rresht kishin konsumuar lëng të domateve dhe nuk e kishin ndërruar menynë ushqimore, kishin humbur 2.5 centimetra nga forma e tyre e belit. Ju kishte rënë edhe niveli i kolesterolit, madje për 10 për qind.

Lëngu nga domatja nuk është shkop magjik, por është zgjidhje për humbje në peshë, tregon hulumtimi i fundit në Tajvan. Në mënyrë që kilogramët të fillojnë të shkrihen, mjafton një lëng i kuq në ditë. Hulumtuesit nga universiteti mjekësor kinez në Tajvan theksojnë se lëngu do të mund të ishte faktor kyç në luftën kundër mbipeshës.

Lëngu nga domatja është burim i mirë i likopenit, antioksidues që pakëson rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Është interesante se likopen ka më shumë në keçap dhe në lëngun e domates sesa në perime të freskëta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme