Google ADS

Zbuloni si t’i largoni bakteret nga celulari juaj

22:30 | 29 Gusht 2019
Arbresh.info

Telefoni është një prej objekteve që preken më shumë gjatë ditës dhe si rrjedhojë mban një numër të madh bakteresh. Ndoshta nuk i kushtoni shumë rëndësi, por pastrimi i telefonit është diçka që duhet t’ju kthehet në rutinë, në mënyrë që të shmangni grumbullimin e mikrobeve dhe baktereve. Por si ta pastroni atë?

Është e rëndësishme që të përdorni një pecetë mikrofibër të njomë për ta pastruar përditë, në mënyrë që të pastroni bakteret sipërfaqësore. Pecetën kalojeni me kujdes në sipërfaqen e telefonit, pa prekur vendet delikate si boksi i zërit dhe vendi i karikimit.

Alkooli rozë mund t’ju hyjë shumë në punë për të dezinfektuar zonat që kanë nevojë më shumë. Mjafton të njomni pak pambuk dhe kalojeni në sipërfaqen e telefonit. Mund të përdorni edhe uthull molle, pasi ndihmon shumë në pastrim. Përzieni uthullën me pak ujë (raporti 1:3), njomni pak pambuk dhe me të pastroni telefonin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme